Home / Sport / ‘Antoine Griezmann i ka dyert e hapura tek Reali i Madridit’

‘Antoine Griezmann i ka dyert e hapura tek Reali i Madridit’

Sergio Ramos thotë se sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, i ka dyert e hapura në Bernabeu.

Sulmuesi francez shënoi golin e barazimit në derbin kryeqytetas të shtunën, 1 me 1, dhe pas takimit ai deklaroi se nuk e përjashton mundësinë që një ditë të luajë për “Mbretërit”.

“Do të shohim, këto lloje të transferimeve bëjnë bujë. Ai është lojtar i shkëlqyeshëm që e ka dëshmuar veten për shumë vjet. Madridi është gjithmonë i hapur për lojtarë të mëdhenj”, ka thënë për “Marca”, transmeton Koha.net.

Reali është i pari në La Ligë, me tri pikë para Barçës, me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *