Home / Kryesoret / Anulohet seanca gjyqësore për vrasjen e Almirit katër vjeçar

Anulohet seanca gjyqësore për vrasjen e Almirit katër vjeçar

Në Gjykatën Themelore në Shkup sot përsëri është anuluar gjykimi kundër Boban Iliqit, i akuzuar për vrasjen e katër vjeçarit Almir Aliu para Shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë, për shkak të mungesë së mjekut ligjor nga Klinika për psikiatri në Shkup,

Mjekja gjatë kohës është në shërim shtëpiak dhe nuk është në gjendje të prezantojë në seancë.

Në seancën e kaluar mendimin e tij e dha një nga mjekët ligjor, i cili para gjyqit prezantoi analizat e psikiatrisë të cilët tregojnë se Bobani nuk ka kryer vrasjen qëllimisht siç ka ngritur procedurën Prokuroria.

Familja Aliu nuk ka qenë e kënaqur nga mjeku ligjor dhe kanë vlerësuar se nuk vijnë parasysh këto konstatime të mjekut dhe se parlajmëruan se do të kërkojnë mjek të ri ligjor.

Seanca e radhës është caktuar për fillim të muajit maj.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *