Home / Kryesoret / Anulohet seanca për vrasjen e Almirit – (VIDEO)

Anulohet seanca për vrasjen e Almirit – (VIDEO)

Në Gjykatën Themelore Kumanovë sot është anuluar seanca kundër të akuzuarit 30-vjeçar nga Kumanova, Boban Iliq i cili dyshohet për vrasjen e katërvjeçarit Almir Aliu, për shkak të pushimit mjekësor të ekspertëve të Klinikës për neuropsikiatri dhe pamundësisë për të marrë pjesë në seancë, kumtuan nga Gjykata e Kumanovës.

Në seancën e kaluar, deklaratë dha njëri prej dy personave ekspertë, neuropsikiatër i Klinikës për neuropsikiatri, i cili tha se i akuzuari nuk ka pasur motiv psikopatologjik, nuk ka qenë në gjendje të frikës patologjike, nuk ka pasur shqetësime shpirtërore, por për çdo rast siç theksoi, është frikësuar, pasi që ka vlerësuar se i është rrezikuar integriteti fizik. Kjo shtoi se ka ndikuar në mënyrë të kufizuar në gjykimin e tij, i cili megjithatë ka qenë racional.

Për këtë reaguan avokatët e familjes Aliu dhe e nënës së Almirit të cilët kërkuan prej Prokurorisë Publike Themelore si plotësim të dëshmisë të eliminohen, sipas tyre mangësitë e ekspertizës. Avokati i të akuzuarit të parë u pajtua me deklaratën e personit ekspert.

I akuzuari Iliq në seancën e parë tha se nuk ndjehet fajtor. Atëherë dëshmoi nëna e fëmijës, por edhe vëllai i të akuzuarit dhe e dashura e tij. Në seancën e parë u shqyrtua edhe videoja nga kamera e njërës prej shtëpive, të vendosura në afërsi të Shtëpisë së Shëndetit. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *