Home / Lajme / Botë / Arabët falendërojnë Donald Trumpin për intervenimin në Siri (FOTO)

Arabët falendërojnë Donald Trumpin për intervenimin në Siri (FOTO)

Në të gjithë botën arabe, kundërshtarët e regjimit sirian janë duke e falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për intervenimin ajror në Siri.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, disa nga ta janë duke iu referuar presidentit amerikan si “Abu Ivanka” – “Babai i Ivankas” – në shenjë respekti ndaj tij.

Fotografi të numrit një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të punuara me photoshop ku ai paraqitet si fetar dhe me mjekërr janë duke qarkulluar në interet.

Por të tjerët kanë vënë në pikëpyetje motivet e presidentit. Një bloger komentoi: “Trump ka zbuluar parimin magjik të politikës amerikane:. Kur gjërat shkojnë keq në shtëpi, të fillojmë një intervenim ushtarak në Lindjen e Mesme”

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *