Home / Lajme / Maqedoni / ARM: Vazhdon bashkëpunimi me Forcat e armatosura të SHBA-së

ARM: Vazhdon bashkëpunimi me Forcat e armatosura të SHBA-së

Bashkëpunimi i ARM-së me Armatën e Forcave të armatosura (FA) të SHBA-së për Evropë vazhdon në disa forma të aktivitetetit nga domeni i trajnimit, kumtuan nga ARM.

Si rezultat i takimeve të Shefit të SHM të ARM-së,gjeneral-nënkolonelit Metodija Veliçkovski me gjeneral-majorin Ben Hoxhis, i cili ndodhet për vizitë disaditore në Armatën e Republikës së Maqedonisë, ndodhet një grup i oficerëve të rinj nga Forcat e armatosura të SHBA-së me qëllim të këmbimit të përvojave dhe shfaqjes së mënyrës së punës.

“Gjatë takimit të sotëm në SHM, gjenerali Veliçkovski para oficerëve të rinj e theksoi nevojën për edukim të vazhdueshëm dhe zhvillim të karakteristikave të tyre prej liderëve të cilat janë prioritet për zhvillimin e tyre profesional”, ceket në kumtesë.

Gjatë ditëve në vijim pjesëtarët e FA të SHBA-së do të vizitojnë një pjesë të njësive dhe kapaciteteve të ARM-së, ku do të kenë mundësi të njihen me procesin e kryerjes së trajnimit si dhe të këmbejnë mendime dhe përvoja me kolegët e vet për sfidat me të cilat përballen gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Sipas ARM-së, është paraparë vizitë e pjesëtarëve të ARM-së të cilët janë sistemuar në kufirin jugor, ku në gjendje rerale do të mund t’i ndjekin masat dhe procedurat të cilat ARM i kryen me sukses në përballjen me krizën e migrantëve.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *