Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestim në Tetovë

Arrestim në Tetovë

Policë nga SPB në Tetovë kanë arrestuar 43 vjeçarin R.L. nga Tetova. Arrestimi i tij ka ndodhur dje pasdite rreth orës 15 në rrugën “Luboteni”. Policët e kanë vërejtur personin në fjalë se mban në dorë një çantë dhe për shkak të dyshimit se aty ka mjete narkotike, kanë filluar ta ndjekin. R.L. ka filluar të ikë, kurse çantën e ka hedhur. Policët kanë arritur ta arrestojnë, kurse në çantë është gjetur një kilogram materie bari e mbështjellur me najlon, transmeton Televizioni Koha.

Më pas policia ka kryer kontroll në shtëpinë e këtij personi, por nuk ka gjetur mjete tjera të dyshimta. Policia njofton se ndaj tij do të ngritet padi adekuate. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *