Home / Lajme / Rajon / Arrestohen 3 serbë që po kërkonin një qyp me flori

Arrestohen 3 serbë që po kërkonin një qyp me flori

Në Kosovë janë arrestuar tre persona të dyshuar të komunitetit serb, pasi që kishin dalë të kërkonin një qyp me ar ndërmjet fshatrave Gushtericë dhe Dobratin.

Njësitë policorë kishin vërejtur se një makinë kishte hyrë në një arë dhe gjatë kontrollit të saj ka gjetur dhe ka konfiskuar një spraj si dhe detektor për kërkimin e metaleve.

“Të dyshuarit gjatë intervistës kanë deklaruar se kishin dalë për të kërkuar një qyp me ar, sipas tyre, të fshehur kohë më parë”, thuhet në raporton e policisë, raporton Insajderi.

Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohej nga Gjykata në Prishtinë ndaj ai u dërgua për vuajtjen e dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *