Home / Lajme / Maqedoni / ARRESTOHEN DY PERSONA PËR VRASJEN NË MATKË

ARRESTOHEN DY PERSONA PËR VRASJEN NË MATKË

Policia ka arrestuar dy të rinj të dyshuar për vrasjen e 17 vjeçarit në Matkë të Shkupit.

Për të dyshuarin e parë si autor të drejtpërdrejtë të vrasjes është caktuar paraburgim prej 30 ditësh. Për të dyshuarin e dytë për pjesëmarrje në rrahje është caktuar masa për kujdes, ndalesë për dhënien e pasaportës, ndalesë për ta lëshuar vendbanimin, ndalesë që të iu afrohet disa personave konkret dhe detyrim për paraqitje në gjykatë.
Incidenti në Matkë filloi me një zënkë banale të tre djemve nga Shishova me një djalë nga Saraji, i cili pas fjalëve u sulmua edhe fizikisht. 17 vjeçari thirri në ndihmë vëllanë e tij, që mbeti i lënduar gjatë zënkës.
Zënka përfundoi tragjikisht me një të mitur të vdekur dhe një adoleshenti të lënduar me thikë në pjesën e gjoksit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *