Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohen dy të kërkuar nga policia në Shkup

Arrestohen dy të kërkuar nga policia në Shkup

SPB-ja e Shkupit gjatë ditës së djeshme, me urdhër të gjykatës, ka arrestuar dy persona të cilët isht të kërkuar për vuajtje dënimi për veprat penale që i kanë kryer.

SPB në Shkup me urdhër të gjykatës ka  arrestuar 36-vjeçarin nga Shkupi V.A. i cili ishte i kërkuar për vuajtje të dënimit me burg me kohëzgjatje prej dy vite e dy muajsh për veprën penale “lëshim në përdorim dhe tregti ilegame me substanca narkotike dhe psikotrope”.

I njëjti është dërguar për vuajtjen e dënimit në burgun e Shkupit.

Gjithashtu SPB në Shkup me urdhër të gjykatës ka arrestuar edhe 29 vjeçarin me inicialet I.A nga Shkupi i cili ishte i kërkuar nga organet kompetente për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti, për vepër penale “Vjedhje e rëndë”, i cili është dërguar në Stacionin Policor në “Kisella Vodë” për procedurë të mëtejme.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *