Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohen dy tetovarë për përdorim të kartelave të rrejshme bankare

Arrestohen dy tetovarë për përdorim të kartelave të rrejshme bankare

SPB-ja në Tetovë ka ngritur padi penale për I.A. (39) dhe A.A.(32), që të dy nga Tetova, për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale për përpunim dhe përdorim të kartelës së rrejshme bankare.

Sipas policisë, dy tetovarët dyshohet që në fund të vitit të kaluar, me kartelë të rrejme nga një bankë e Amerikës, kanë tentuar të kryejnë tre transkasione.

“Të dyshuarit, në dy sallone shitëse të celularëve në Tetovë, duke shfrytëzuar kartelën e bllokuar bankare, kanë dashur të blejnë telefona të shtrejt, por nuk kanë arritur ta realizojnë qëllimin e tyre”, njoftuan nga Policia e Tetovës.

Gjithmonë sipas Policisë, pas disa momentesh, personat u identifikuan dhe u paraqitën. Aktulisht ndodhen në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin me burg.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *