Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohen tre persona, kapen me drogë

Arrestohen tre persona, kapen me drogë

Tre persona janë prangosur ditën e djeshme nga policia e Korçës, pasi u janë sekuestruar 12 kg lëndë e cannabis sativa.

Pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, specialistët e narkotrafikut në Drejtorinë e Korçës arrestuan shtetasit Pandeli Gjylapi, 26 vjeç; Stavri Fani, 24 vjeç; si dhe Lorenc Çipi, 29 vjeç; që të tre banues në Korçë, teksa lëviznin ditën e shtunë me një mjet “Ford”, me targa AA 315 PT, të drejtuar nga Pandeli Gjylapi, në lagjen në 10 të qytetit juglindor.

Në kontrollin trupor të ushtruar fillimisht u gjetën 2.6 gramë cannabis në xhepin e xhupit të drejtuesit të mjetit, ndërsa të tjerët kanë tentuar të hedhin nga automjeti një qese farmaceutike me peshë 50 gramë hashash. Por kontrollet vijuan edhe në shtëpinë e Pandeli Gjylapit, ku u gjetën 12 kg kanabis në bidona plastikë, një peshore elektronike, disa qese farmaceutike, një grirëse për hashash, si dhe një vlerë monetare prej 90 eurosh dhe 237.500 lekësh. Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.

Gjithashtu lexo

LSDM: Së shpejti ligj për zgjidhjen e statusit të 3.000 të të falimentuarve

LSDM-ja sot njoftoi se janë hequr të gjitha pengesat dhe se së shpejt do të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *