Home / Lajme / Rajon / Arrestohen tre serbë, po kërkonin një qyp me flori nëpër ara

Arrestohen tre serbë, po kërkonin një qyp me flori nëpër ara

Tre serbë janë arrestuar pasi të njëjtit nga njësiti policor janë vërejtur se ishin duke qarkulluar në një arë me automjetin e tyre në mes të fshatit Gushtericë dhe Dobratin të Graçanicës.

Gjatë kontrollit në automjetin e tyre është gjetur dhe konfiskuar një sprej si dhe detektor për kërkimin e metaleve.

Sipas Policisë, gjatë intervistimit të dyshuarit kanë deklaruar se në lokacionin e cekur kanë dal për kërkimin e një qypi të arit, sipas tyre të fshehur kohë më parë.

Gjatë verifikimit është konstatuar se njëri nga të dyshuarit kërkohet nga Gjykata në Prishtinë, andaj i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit, ndërsa dy të dyshuarit tjerë me urdhër të prokurorit lirohen në procedurë të rregullt.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *