Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet edhe një shqiptar nga policia e Kumanovës, ja pse!

Arrestohet edhe një shqiptar nga policia e Kumanovës, ja pse!

Të shtunën rreth orës 21 në vendkalimin kufitar Tabanoc, duke dalë nga Maqedonia për në Serbi është arrestuar një shtetas i Shqipërisë. Ai i ka dorëzuar policisë pasaportë të falsifikuar, në të cilën ka pasur identitet me iniciale H.B. (19). Policia ka vërejtur se pasaporta është e falsifikuar dhe pas kontrollit të kryer, në bagazhin e tij ka gjetur pasaportën e vërtetë dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për personin H.F. (23) nga Shqipëria, raporton Gazeta Lajm.

Ai është arrestuar nga autoritetet kufitare dhe është dorëzuar në policinë e Kumanovës, kurse pasaporta e falsifikuar është konfiskuar.

Raste të ngjashme me shtetas të Shqipërisë vrehen vazhdimisht në vendkalimin kufitar në Tabanoc, por edhe në vendkalime tjera kufitare në Maqedoni.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *