Home / Lajme / Kronika e zezë / Arrestohet një person që deshi të vras Berat Buzhalën

Arrestohet një person që deshi të vras Berat Buzhalën

Drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, ka bërë të ditur se personi i cili e kishte kërcënuara atë, është arrestuar.

“Sapo me informuan policia që është arrestuar një person i dyshimte për kërcënimin ndaj meje. Nuk ka informata të mëtutjeshme. Ai po mbahet në paraburgim. Nuk më mbetet tjetër përveç falënderimit për këtë reagim të shpejtë të policisë”, ka shkruar Buzhala në llogarinë e tij në facebook.

Buzhala kishte njoftuar se ishte kërcënuar nga një person përmes një mesazhi të dërguar përmes Facebook-ut.

“O qen, qy qa po të thom, mos ja përmen emrin Shpendit se t’leiti pluba për stene,” është porosia që një person i ka dërguar Buzhalës.

Buzhala ka thënë se ka marrë edhe dhjetëra kërcënime të tjera, që sipas tij, vijnë nga militantë të kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Për këtë arsye, Buzhala i ka kërkuar të parit të Prishtinës që të distancohet “prej këtyre kërcënimeve që po i bëjnë njerëzit e tij”.

“Ftoj policinë me u marre me ketë qytetar të shfrenuar. Ftoj shoqatën e gazetarëve për mbështetje. Ky nuk është kërcënimi i vetëm qe po më vjen prej militantëve të Shpendit. Mundem me i dëshmua edhe dhjetëra të tjerë. Ky ishte me eksplicit. Me u tute tutmi kapak, ama këtu nuk është punë tute,” ka shkruar Buzhala.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *