Home / Lajme / Botë / Arrin në 113 numri i të vdekurve nga vërshimet në Peru

Arrin në 113 numri i të vdekurve nga vërshimet në Peru

Shifra e viktimave të shkaktuara nga vërshimet e mëdha në Peru ka arritur në 113, me rreth 400 persona të lënduar, njoftojnë autoritetet e emergjencave.

Autoritetet e Perusë kanë thënë që 17 njerëz janë ende të zhdukur. Përmbytjet kanë shkatërruar mbi 20 mijë shtëpi, 316 ura, 53 shkolla dhe 11 ndërtesa të shëndetit, si dhe më shumë se 1,670 milje rrugë, transmeton Koha

Fatkeqësia ka prekur mbi 1 milion njerëz, ku 178,000 prej tyre kanë humbur pronën.

Në mars, presidenti i Perusë Pedro Pablo Kuczynksi ka njoftuar që rreth 766 milionë dollarë do të ndahen për të rimëkëmbur vendin.

Këto përmbytje të shkaktuara nga fenomeni El Nino kanë goditur 20 nga 25 regjione të Perusë.

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *