Home / Lajme / Maqedoni / Arsimtarët e Maqedonisë rrezikojnë të mbesin pa rroga pas 14 majit?!

Arsimtarët e Maqedonisë rrezikojnë të mbesin pa rroga pas 14 majit?!

“Nuk do të kenë rroga në sferën e arsimit nuk do të kenë rroga në komunë, nuk do të kenë rroga as organet e komunave”, tha Nevzat Bejta, Nënkryetar i Bashksisë së njësisë të vetqeverisjes lokake.

Kjo do të jetë gjendja e komunave pas 14 majit, kur kryetarëve të komunave do tu skadojë mandati, thotë Nevzat Bejta, si pjesë e grupit të punës që kërkojnë zgjidhje për këtë problem. Sipas tij, populli do të jetë ai që do të pëson nga ngërçi politik dhe institucional.

“Kryetarët e Komunave mund ta vazhdojnë mandatin e tyre por me përgjegjësi deri në 14 maj. Por çfarë do të bëjnë kryetarët e komunave pas 14 majit. Kushtetuta aktuale ju garanton qytetarëve qeverisje në nivelin lokal, sepse duhet të ketë qeveritar i cili duhet të kujdeset për qytetarët në nivel lokal. Nëse kryetarët shkojnë atëherë mbesim pa qeverisje dhe vjen deri te bllokimi i gjithë komunave. Këtu nuk humbin kryetarët të cilët kanë mbarur mandatin por këtu do të pësojnë dhe do të humbin qytetarët”, shtoi Bejta.

Ministri i Arsimit Pishtar Lutfiu thotë se po bëhet përpjekje që kryetarëve të komunave ti jepen kompetenca, së paku që të nënshkruajnë rrogat e punëtorëve në komuna dhe në arsim.

“Ky ka qenë një shqetësim i imi të cilin e kamë ndarë edhe me ministrat tjerë fillimisht edhe me ministrin e pushtetit lokal dhe me ministrin e drejtësisë. Në këtë konotacion është hapur kjo pikë edhe në qeveri ku është diskutuar për të formuar një grup pune, ashtu siç jeni të informuar se është formuar grupi i punës dhe besoj që javën tjetër nga Ministri i Drejtësisë dhe Ministrja e Pushtetit lokal do të kemi zgjidhje të këtij problemi, që tu mundësohet kryetarëve të komunave që së paku të nënshkruajnë rrogat e arsimtarëve dhe shërbimet komunale”, tha Pishtar Lutfiu, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Grupi i punës i përbërë nga kreu i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Koce Trajanovski dhe  Nevzat Bejta, ku bëjnë pjesë edhe ministra e Pushtetit Lokal dhe ajo e drejtësisë, po vazhdojnë konsultat me ekspertë juridik për të gjetur zgjidhje pas 14 majit.

Ngecja e procesit të zgjedhjes së Kryetarit të Parlamentit ka pamundësuar shpalljen e zgjedhjeve lokale, pasi që sipas Kushtetutës, kryetari i parlamentit është i vetmi organ që mund të shpall zgjedhjet, qofshin ata lokale, parlamentare apo presidenciale. Nesër pritet që të sillet vendim nga Qeveria se a do të ju jepet apo jo kryetarëve të komunave e drejta e vazhdimit të ushtrimit të detyrës, së paku deri në shpalljen e zgjedhjeve lokale. Zgjedhjet e rregullta lokale duhej të mbaheshin në pjesën e parë të muajit maj, por ato u shtyen për shkak të krizës politike pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *