Home / Lajme / Botë / Atentat me armë, ekzekutohet pronari i televizionit Gem Tv

Atentat me armë, ekzekutohet pronari i televizionit Gem Tv

Themeluesi dhe drejtuesi i televizionit ne gjuhen persiane Gem Tv është ekzekutuar ne Stamboll. 45-vjecari Said Karimian, është qëlluar per vdekje ne lagjen e Maslak, se bashku me partnerin e tij te biznesit, nje shtetas kuvajtian. Makina e përdorur nga ekzekutoret është gjetur me pas e djegur.

Autoritetet turke kane nisur hetimet per ngjarjen. Karimian ishte gjykuar me pare ne mungese nga nje gjykate ne Teheran, duke u dënuar me gjashte vjet burg per shpërndarje te propagandës kundër Iranit.

Sipas policisë, autoret ishin te maskuar dhe hapen zjarr ne drejtim te makinës ku ndodhej iraniani qe vdiq ne vend, ndërsa shtetasi tjetër kuvajtian ne spital. Gem Tv, qe dublon emisione te ndryshme kryesisht perëndimore ne persisht, duke i transmetuar ne Iran, ishte kritikuar nga regjimi per transmetim te programeve me përmbajtje kundër vlerave iraniane.

Anëtaret e familjes i thane BBC-se se Karimian ishte kërcënuar nga regjimi gjate tre muajve te fundit dhe per ketë arsye ai planifikonte te largohej nga Stambolli e te zhvendosej ne Londër.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *