Home / Lajme / Rajon / Atentat në Sukth – Ekzekutohen me armë zjarri ish-shefi i krimeve dhe miku i tij “Labi”

Atentat në Sukth – Ekzekutohen me armë zjarri ish-shefi i krimeve dhe miku i tij “Labi”

 

Ekzekutim mafioz në autostradën Tiranë-Durrës, në zonën e Sukthit. Një mjet ku udhëtonin ish-shefi i krimeve në policinë e Tiranës, Ervin Dalipaj dhe një miku i tij, është qëlluar me breshëri automatiku duke lënë si pasojë 2 të vdekur. Dalipaj ishte person në kërkim nga Krimet e Rënda për rrëmbimin dhe vrasjen në bashkëpunim të Gazmend Çollakut.

Atentat ndaj ish-shefit të Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës. Ervin Dalipaj së bashku me mikun e tij Xhino Dautaj që njihej  me pseudonimin “Labi”,  janë qëlluar me breshëri automatiku teksa mjeti tip ‘Audi’ me të cilin udhëtonin ishte në lëvizje në zonën e Sukthit.

Sipas informacioneve të Policisë së Durrësit, dy viktimat ishin duke shkuar me makinë në drejtim të Sukthit në momentin kur janë qëlluar për vdekje.

Sipas burimeve në policinë e Durrësit, dyshohet se mjeti tip ‘Audi’ i tyre është ndjekur për disa km nga një makinë me ngjyrë të zezë, derisa u qëlluan me kallashnikov.

Ish-zyrtari lartë i policisë 37-vjeçari, Ervin Dalipaj, ishte një nga personat e dyshuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut, madje këtë të martë në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte edhe gjyqi i tij por u shty.

Më 15 dhjetor 2016, Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi për gjykim Denis Shtrazën dhe Ervin Dalipaj, me makinën e të cilit sipas Prokurorisë ishte kryer rrëmbimi i Gazmend Çollakut.

Policia e Durrësit ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa janë ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve.

Për shkak të vendit dhe orarit kur ndodhi atentati, janë me dhjetëra dëshmitarë që kanë parë nga afër ngjarjen, të cilët po merren në pyetje nga grupi hetimor për të zbuluar më shumë për autorët.

Viktimat u ndoqen nga nje makine e zeze- 
Gazetari i Ora News Leonidha Musaj informon se Audi ku udhëtonte Dalipaj dhe shoku i tij ndiqej nga një automjet i zi, ku mendohet se kanë qenë autorët.

Makinat ishin me shpejtësi tejet të lartë. Në afërsi të mbikalimit të Sukthit autorët kanë qëlluar me armë zjarri automatik dhe makina ku ndodheshin viktimat ka dalë nga rruga dytësore ka përfunduar në autostradën Durrës- Tiranë

Pista e parë e ngritur është ajo e hakmarrjes. Dautaj ishte nga Vlora.

Ne foto: Viktima Ervin Dalipaj dhe automjeti me te cilin ai po udhetonte momentin kur u ekzekutua

Sot ishte gjyqi per Dalipaj- Dalipaj ishte shpallur në kërkim si i dyshuar për vrasjen e Gazmend Çollakut, madje sot  në Gjykatën e Krimeve të Rënda ishte edhe gjyqi i tij por u shty.

Më 15 dhjetor 2016 Prokuroria për Krime të Rënda dërgoi për gjykim Denis Shtrazën dhe Ervin Dalipaj, me makinën e të cilit sipas prokurorisë ishte kryer rrëmbimi i Gazmend Çollakut.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes ndërsa janë ngritur postblloqe për arrestimin e autorëve.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *