Home / Lajme / Botë / Autobusi bie në greminë dhe përfundon në lumë, 44 të vdekur në Indi

Autobusi bie në greminë dhe përfundon në lumë, 44 të vdekur në Indi

Të paktën 44 persona  kanë humbur jetën, pasi një autobus u rrëzua nga një greminë në pjesën veriore të Indisë, shkruan “AFP”.

Mjeti po transportonte më shumë se 50 pasagjerë dhe ra në një lumë të thellë poshtë shkëmbit të lartë.

Policia tha se autobusi ishte drejtuar për ne Vikasnagar dhe njoftoi se do të ketë kompensim për familjet e viktimave.

Sipas raporteve një fëmijë 13-vjeçar, gjithashtu faturinoja i autobusit,  u hodh jashtë mjetit, pak sekonda para se automjeti të zhytej në lumë.

Ai është dërguar në spital, ndërkohë që ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *