Home / Lajme / Botë / Autori i sulmit në Suedi, mbështetës i ISIS nga Uzbekistani

Autori i sulmit në Suedi, mbështetës i ISIS nga Uzbekistani

Policia suedeze beson se ka kapur atentatorin e Stokholmit. Sipas të dhënave të saj, personi i arrestuar të premten në mbrëmje (07.04) duket se ka drejtuar kamionin, është shprehur zëdhënësi i policisë suedeze, Lars Byström të shtunën. “Nuk mund të përjashtojmë, se mund të arrestohen edhe persona të tjerë, por nuk shohim se ka të dhëna për një rrezik për opinionin”, tha zëdhënësi.

Pas sulmit me kamion në Stokholm, të shtunën (08.04) në orët e para të mëngjesit është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar për „akt terrorist”. Gazeta suedeze, “Aftonbladet” shkruan se bëhet fjalë për një person nga Uzbekistani, 39 vjeçar, përkrahës i milicëve të të ashtuquajturit „Shteti Islamik”.

Ky person dyshohet po ashtu për “vrasje përmes një akti terrori”, u shpreh zëdhënësja e prokurorisë suedeze, Karin Rosander. Ajo nuk specifikoi, nëse tek i arrestuari bëhet fjalë për personin që drejtonte kamionin. Po ashtu të premten në mbrëmje u arrestua një person tjetër, sipas të dhënave të policisë ekziston një lidhje mes dy burrave, sipas televizionit, SVT

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *