Home / Kryesoret / AUV: Kujdes me ushqimet në këtë periudhë – (VIDEO)

AUV: Kujdes me ushqimet në këtë periudhë – (VIDEO)

Evitoni prodhimet në konserva, kavanozë pako apo ambalazhe të dëmtuara, të ndryshura, të fryra apo të plasaritura, mos blini ushqime të gatshme të cilat qëndrojnë në enë të hapura, ndajeni ushqimin e përgatitur nga ai i pabërë, lani mirë pemët dhe perimet.Këto janë vetëm një pjesë e rekomandimeve të Agjencisë për ushqim dhe veterinari , sipas të cilës, shëndeti hynë përmes gojës dhe për këtë arsye duhet jashtëzakonisht të kihet kujdes se si, ku dhe çfarë konsumojmë.Posaçërisht është me rëndësi, thonë nga Agjencia për ushqim dhe veterinari, kur bleni, blerësit ta lexojnë shënimin në prodhime, ndërkaq nëse hanë jashtë shtëpisë dhe eventualisht dyshojnë në sigurinë e ushqimit, të bëjnë zgjedhje tjetër.

“Çdoherë të keni kujdes, person i cili përgatitë apo shërben ushqim, me kujdes të manipulojë me të. Në pajtim me Rregulloren ekzistuese, kjo duhet të jetë qartë e dukshme dhe e kuptueshme, me alergenë të cekur, aditivë, vitamina, minerale,… Praktikisht i jep të gjitha informatat e domosdoshme për përbërjen dhe mënyrën e ruajtjes së ushqimit, afatin e pçërdorimit, neto peshën apo volumin,…, në bazë të të cilave konsumatori mund të bëjë zgjedhje të duhur”, thonë nga Agjencia, transmeton Televizioni Koha.

Në Maqedoni vazhdimisht bëhen fushata për ushqim të shëndoshë dhe ato shpesh janë të mbështetura apo të realizuara nga Agjencia për ushqim dhe veterinari. Në një prej tyre, “Ushqim i sigurtë për ardhmëri të shëndoshë”, janë prëfshirë disa segmente: rekomandime për larje të duarve para çdo vakti, porositje “e mençur” kur ushqehemi jashtë shtëpisë, këshilla për transport të[ ushqimit dhe njohje të simptomeve të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *