Home / Lajme / Maqedoni / Avokati i Popullit: Ministria e Brendshme standarde të dyfishta

Avokati i Popullit: Ministria e Brendshme standarde të dyfishta

Avokati i Popullit në Maqedoni ka dënuar dhunën e ushtruar në ngjarjet e djeshme në Parlamentin vendas, duke i cilësuar veprimet e policisë si selektive dhe jo profesionale. Ky institucion ka dënuar edhe veprimtarinë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

“Aplikimi i standardeve të dyfishta në punën e këtij organi, i konfirmoi konstatimet e Avokatit të Popullit për politizim të thellë të kësaj Ministrie, që është për çfarëdo dhune. Avokati i popullit e kritikon injorimin e shërbimeve të policisë të cilat dukshëm nga incizimet e mbrëmshme, edhe pse ishin të pranishëm, nuk reaguan dhe e lejuan dhunën, ndërsa gazetarët janë penguar që të kryejnë punën e vet dhe u cenua liria e mediave”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *