Home / Sport / Aziz Salihu sërish në spitalin e Stambollit!

Aziz Salihu sërish në spitalin e Stambollit!

Ish-boksieri i mirënjohur, Aziz Salihu, kryetar i klubit të boksit Prishtina, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984 në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sërish do të udhëtojë për në Stamboll, ku do të ketë kontrollin e radhës në njërën nga spitalet sipas procedurave të parapara. ‘Zizi’ me 3 maj do të udhëtojë për në Stamboll, kurse një ditë më vonë do të kontrollohet se si duket në tërësi gjendja e tij. “Shpresoj se do të jetë kontrolli im i fundit, pasi jam shumë mirë me shëndet”, ka thënë Salihu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Sportisti i Shekullit ka kërkuar edhe ndihmë nga institucionet shtetërore, të partitë politike e deri të bizneset e ndryshme. “Nuk qëndrojë mirë financiarisht, më duhet ndihmë financiare, sepse kostoja e kontrollimit është mjaft e shtrenjtë. Kam kërkuar ndihmë te institucionet shtetërore, të partitë politike, si në LDK e PDK, te bizneset e ndryshme, kështu që besoj e shpresoj se do të më ndihmojnë.

Prandaj, iu jam mirënjohës të gjithë atyre që më kanë ndihmuar edhe kohën kur isha në spital, që më ndihmuan dhe sot jam në gjendje të mirë”, thotë ‘Zizi’, i cili e ka pasur të dëmtuar pankreasin.  Ai më tutje tha se pasi të kthehet nga Stambolli, ka një mision të qartë: “Pasi të kthehem nga Stambolli, ku besoj se do të jetë kontrollimi im i fundit, duke besuar se gjendja është shumë e mirë, do të angazhohem për të mirën e boksit, e shpresoj se do të angazhohem në Federatën e Boksit të Kosovës, që t’i ndihmojë në ngritjen e nivelit të boksit përkatësisht t’i përgatisim boksierët për Lojërat Olimpike – “Tokio 2020”. Sepse viti 2020 nuk është larg, na duhet punë e madhe, kur dihet se kemi disa boksier potencial, që mund të arrijmë shumë”, thotë Salihu.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *