Home / Lajme / Kronika e zezë / Babai i rreh nusen, djali rreh babanë. Dhunë e dyfishtë në familjen nga Devolli

Babai i rreh nusen, djali rreh babanë. Dhunë e dyfishtë në familjen nga Devolli

Rastet e dhunës në familje në Shqipëri janë nga më të çuditshmet. Çdo ditë dëgjojmë shprehje ‘Burri rreh gruan’ ose ‘djali babanë’ ndërsa rasti ë na vjen nga Devolli është edhe më keq.

Babë e bir kanë rënë në prangat e policisë së Devollit për dhunë në familje. Policia ka arrestuar shtetasit Gjerak Alevica 52 vjeç dhe Ledion Alevica 34 vjeç, të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.

Shkak për përplasjen mes babë e bir është bërë nusja e këtij të fundit, ndaj të cillit 52-vjeçari ka ushtruar dhunë.

“Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 18.04.2017, në banesë shtetasi Gjerak Alevica për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj nuses së djalit të tij shtetases V.A, 33 vjeç (bashkëshortja e 34 vjeçarit).Gjithashtu edhe shtetasi Ledion Alevica, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij Gjerak Alevicës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : “Dhuna në familje”

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *