Home / Kryesoret / Bagerë dhe polici në rrugën e “Plastikave” në Shkup, rrënojnë objektin e egër, nuk dihet pronari (VIDEO)

Bagerë dhe polici në rrugën e “Plastikave” në Shkup, rrënojnë objektin e egër, nuk dihet pronari (VIDEO)

Komuna Qendër sot herët në mëngjes ka nisur me rrënimin e një objekti që siç thuhet është ndërtim ilegal në rrugën e “Plastikave” në Shkup. Sipas komunës Qendër, rrënimi i objektit ilegal midis rrugëve “Samoili” dhe “Nikola Karev” ka nisur në orën 3.30 me asistimin e policisë, informon INA.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes as sot nuk është paraqitur investitori i këtij objekti, që është i panjohur. Vendimi për rrënim ishte dhënë në fazën e parë, kur inspektorët e ndërtimit kishin konstatuar se bëhet fjalë për ndërtim të paligjshëm, por investitori kishte vazhduar ndërtimin.(INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *