Home / Lajme / Bale kthehet në ekip për El Clasico

Bale kthehet në ekip për El Clasico

Gareth Bale i është bashkuar skuadrës së Real Madridit në stërvitje të premtën dhe ai është përfshirë në ekipin e caktuar nga Zinedine Zidane për duelin ndaj Barcelonës që zhvillohet të dielën.

Është vet tekniku francez ai që në një konferencë për shtyp ka konfirmuar se Bale do të luaj ndaj Barcelonës.

“Bale do të jetë me neve nesër. Më pas do të shihni nëse ai starton apo jo”, u shpreh Zinedine Zidane.

Nëse Bale do të jetë gati, ai do të luajë në sulm përkrah Ronaldos në top formë dhe Karim Benzemas.

Real Madridi e pret Barcelonën të dielën mbrëma në El Clasicon që konsiderohet vendimtare për titullin në La Liga.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *