Home / Kryesoret / Ballkani përfshihet nga reeshjete borës – (VIDEO)

Ballkani përfshihet nga reeshjete borës – (VIDEO)

Një valë e të ftoftit me të reshura bore ka përfshirë gjithë rajonin e tërë Ballkanit poashtu edhe vendet më të larta të Malit Sharr në pjesën e Maqedonisë dhe të Kosovës, por edhe të Shqipërisë. Poashtu  Bora ka nisur të bjerë që prej dy ditësh në pjesë të ndryshme të Kosovës përfshirë edhe Prishtinën. Të reshurat e borës dhe të ftoftit në pranverë kanë krijuar shqetësime vecanërisht tek bujqit e Kosovës.Poashtu reshjet e borës janë rikthyer në disa zona të Shqipërisë, transmeton Televizioni Koha.

Dimri është rikthyer edhe në juglindje të Shqipërisë. Në orët e para të mëngjesit, reshjet e borës kanë nisur në zonat malore të qarkut. Në fshatrat turistikë të Dardhës dhe Voskopojës ka arritur në disa centimetra trashësi. Në Elbasan, në lartësinë mbi 1 mijë metra, në fshatrat e Librazhdit ka pasur reshje të pakta dëbore. Dëborë raportohet edhe në zona të Gjirokastrës. Temperaturat jashtëzakonisht të ulëta për këtë periudhë të vitit, të shoqëruara me borë, shi dhe erë të fuqishme që i kapluan ditët e kaluara Kroacinë dhe Bosnjë e Hercegovinën, sipas parashikimeve të hidrometeorologëve, do të zgjasin edhe në ditët në vijim. Për shkak të motit të lig në rajonin e Kantonit të Tuzllës sot pa energji elektrike ishin mbi 16.000 amvisëri, mbi 8.000 shfrytëzues në rajonin e Kantonit e Bosnjës së mesme, transmeton Televizioni Koha.

Nderkaq, njëzet e katër persona janë lënduar në një aksident zinxhiror të 40 automobilave, që ndodhi gjatë stuhisë së madhe të borës në pjesën verilindore të Sllovakisë. Automobilat e dëmtuar e kanë bllokuar autostradën, e cila e lidh kryeqytetin Bratisllavë me pjesët lindore të vendit. Reshje të rrëmbyeshme të borës i kapluan mbrëmë rajonet qendrore të Austrisë, me ç’rast u paralizua qarkullimi i automjeteve nëpër autostradat kryesore, lajmëruan mediumet austriake. Qindra vozitës u ngujuan në turmën e komunikacionit, kryesisht në krahinën Austria e Ulët. Një numër i madh i pronarëve të automjeteve, për shkak të motit të ngrohtë dhe temperaturave verore në mars, shpejtuan t’i ndërrojnë gomat e dimrit me ato të verës dhe tani u bënë pengje të stuhisë së borës. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *