Home / Lajme / Rajon / Banka Botërore e kushtëzon kreditimin e Greqisë

Banka Botërore e kushtëzon kreditimin e Greqisë

 Kryetari i Bankës Botërore, Xhim Jong Kim ia ka larguar shpresat Athinës për marrjen e kredisë nga ky institucion financiar, duke deklaruar se nuk do të ketë vendim për çështjen për kreditimin e Greqisë derisa kreditorët evropianë nuk e miratojnë pagesën e transheve  të reja nga ndihma e tyre për vendin gjatë verës, bëri të ditur gazeta londineze “Telegraf”.

Sipas gazetës, autoritetet në Athinë shpresojnë se me këtë kredi nga Banka Botërore do t’i financojnë projektet për ndihmë të tregut të punës dhe për zhvillimin e vendit.

Jong Kim megjithatë theksoi se Banka tani për tani nuk ka marrë vendim për ndarjen e kredisë për Greqinë, duke shtuar se pret për këtë çështje të zhvillohet debat i ashpër në Këshillin e saj drejtues.

“Ndarja e kredisë për Greqinë do të paraqesë hap të rrezikshëm për Bankën”, deklaroi Jong Kim, duke shtuar se për një gjë të tillë do të jetë i nevojshëm miratim nga Këshilli drejtues i Bankës.

Sipas Jong Kim, Athina duhet ta ketë të qartë se madje edhe nëse i lejohet kredi nga Banka, ai nuk mund të jetë më i lartë se një miliardë euro.

Ai paralajmëroi se Banka megjithatë do të vazhdojë të bashkëpunojë me Greqinë në një seri projektesh.

Nga viti 2012, Greqia e ka angazhuar Bankën Botërore për shërbime konsultuese për realizimin e më shumë projekteve, siç janë përballja me papunësinë midis të rinjve, reformat e financave publike dhe përmirësimi i konkurrencës në vend

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *