Home / Kryesoret / Banka Botërore: Sasia dhe cilësia e kapacitetit njerëzor në Maqedoni është përkeqësuar

Banka Botërore: Sasia dhe cilësia e kapacitetit njerëzor në Maqedoni është përkeqësuar

Banka Botërore (BB) vlerëson se cilësia dhe sasia e kapitalit njerëzor në Maqedoni është duke u përkeqësuar. Sipas tyre, dy e treta e 15 vjeçarëve të Maqedonisë nuk kanë arsimim funksional,

Gjithashtu, shqetësues është edhe prirja e rënies së fuqishë punëtorë në dy vitet e fundit, posaçërisht te popullsia e re e vendit. Mbi 40% e popullsisë aktive nuk është e përfshirë në tregun e punës.

BB-ja vlerëson se Maqedonia ka edhe normën më të ulët për regjistrimin e fëmijëve në shkollat fillore dhe të mesme. Shqetësuese vlerësohet fakti që numri më i madh i punësimeve në Maqedoni paguhet nga shteti, respektivisht 80% e punësimeve bëhen nga shteti.

Mirëpo rritje të punësimeve ka edhe në sektorin privat, më së shumti në kompanitë e jashtme në zonat ekonomike, kompani që gjithashtu marrin subvencione nga shteti.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *