Home / Kryesoret / Barakat e djegura në Shkup janë në pronësi të biznesmenit shqiptar nga Struga

Barakat e djegura në Shkup janë në pronësi të biznesmenit shqiptar nga Struga

Objektet që u dogjën tërësisht në lagjen Karposh 3 të Shkupit përballë fakultetit pedagogjik janë në pronësi të kompanisë “Trim&Lumi” të biznesmenit strugan Mendi Qyra.

Kjo është konfirmuar për INA nga biznesmeni Qyra, i cili ka konfirmuar se në pronësi të tij është pjesa më e madhe e objekteve dhe hapësirës në ish-Entin për urbanizëm dhe arkitekturë në Shkup (ZUAS).  Ai theksoi se kërkon hollësi dhe hetime për djegien e këtyre objekteve.

Ky ent vite më parë kishte shkuar në falimentin, ashtu që hapësira më e madhe ishte blerë nga biznesmeni shqiptar.

Sipas Njësisë së Zjarrëfikësve të Shkupit, zjarri dogji në tërësi tre objekte/baraka, dhe se 30 zjarrëfikës nuk janë lejuar shtrirjen e zjarrit, pasi që me shpejtësi ishte lokalizuar, për të mos u përfshi edhe Instituti për Hulumtime Sociologjike dhe shkolla e mesme e ndërtimtarisë “Zdravko Cvetkovski”.

Nga MPB nuk ka informacione për shkaqet e shpërthimit të zjarrit dhe sa është dëmi material.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *