Home / Sport / Barcelona dhe Real Madrid “luftë” në rrjete sociale (Foto)

Barcelona dhe Real Madrid “luftë” në rrjete sociale (Foto)

Barcelona dhe Real Madrid nuk janë rivalë vetëm në fushën e futbollit. Dy klubet e mëdha spanjolle janë duke zhvilluar një “luftë” kohët e fundit edhe në rrjetet sociale, përkatësisht në Facebook.
Faqja zyrtare e Barcelonës në Facebook, që ka më shumë se 99 milionë pëlqime, duket se është duke u shtyrë me atë të Real Madridit, që gjithashtu ka më shumë se 99 milionë pëlqime, se cila do të arrijë 100 milionëshin e para.

Dhe për të ndihmuar në arritjen e 100 milionëshit, këto dy faqe po përdorin faqet më aktive të lojtarëve të tyre, shkruan Express.

Faqja e Neymar, që ka rreth 60 milionë pëlqime, është duke i shpërndarë postimet e faqes së Barcelonës, në mënyrë që të rritet aktiviteti i faqes dhe pëlqimet.

Të njëjtën gjë është duke e bërë edhe faqja e Ronaldos (që ka më shumë se 120 milionë pëlqime), e cila po shpërndan fotografitë e faqes zyrtare të Real Madridit në Facebook.

Në fotografitë e shfaqura më poshtë, mund ta shihni “luftën” e Barcelonës dhe Real Madridit, për të arritur 100 milionëshin.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *