Home / Lajme / Rajon / Basha, ambasadorëve të huaj në Tiranë: Jeni të korruptuar, do dënohen

Basha, ambasadorëve të huaj në Tiranë: Jeni të korruptuar, do dënohen

Një ditë pas votimit në parlament të emrave nga PS-LSI në komisionin Ad-Hoc të Vettingut, Lulzim Basha tha se kurrë nuk do të ketë një reformë, që e dorëzon drejtësinë në duart e Edi Ramës.

Projekti i reformës në drejtësi, sipas Bashës u bë në bashkëpunim mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadorëve të akredituar në Tiranë, ndaj të cilëve kreu i demokratëve lëshoi akuza të forta.

Sipas Bashës, diplomatë të lartë të Tiranës do të dënohen nga institucionet e Bashkimit Europian shumë shpejt, sepse shumë shpejt do të japin llogari për bashkëpunimin në një komplot të ngritur nga Edi Rama, shkruan Lapsi.al.

“Edi Rama komploti është zbuluar, jo thjesht se ty nuk të zënë besë edhe miqtë, por se bashkëkomplotistët e tu janë zbuluar dhe ata Ii pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare” tha Basha.

“Reforma në drejtësi do të bëhet sipas formulës Nuland-Hahn dhe jo sipas ndonjë të korruptuari me pashaportë të huaj që nuk po ia them emrin për kortezi por që së shpejti do të japë llogari” u shpreh kreu i PD-së gjatë protestës së sotme përballë kryeministrisë.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *