Home / Lajme / Rajon / Basha kapet prap me Top Channel: Fake News dy herë në ditë

Basha kapet prap me Top Channel: Fake News dy herë në ditë

Lulzim Basha iu drejtua për të dytën herë brenda ditës televizionit Top Channel, duke i akuzuar se e ka bërë “baltë” me lajme të rreme nga dy herë në ditë.

Basha sqaroi nga çadra e protestës se policia në raste protestash paqësore vetëm njoftohet, dhe sipas tij, është njoftuar.

Ai këshilloi televizionin të heqë lajmin se policia nuk jep leje për grumbullime paqësore të qytetarëve, që ky “fake news” të konsiderohet injorancë dhe jo shërbim ndaj qeverisë.

“Top channel po dy herë në ditë “fake news”, e bëre baltë fare.

Nuk jep leje policia për grumbullime paqësore të qytetarëve shqiptarë!

Policia vetëm njoftohet, dhe është njoftuar, kështu që hiqe këtë “fake news” që të të konsiderohet injorancë dhe jo shërbim ndaj Edi Ramës dhe kastës kriminale në pushtet”– deklaroi Lulzim Basha.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *