Home / Kryesoret / Basha mirëpret qëndrimin e Metës – (VIDEO)

Basha mirëpret qëndrimin e Metës – (VIDEO)

Kryetari i partisë demokratike  Lulzim Basha, në fjalimin e tij të radhës nga çadra e protestës ka përshëndetur qëndrimin e mbajtur nga kryetari i LSI, Ilir Meta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Ndërkaq, Ilir Meta deklaroi se LSI afirmon koalicionin me Partinë Socialiste, por vendos theksin tek përmbushja e të gjitha garancive për pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhje.

Përgjigjia e kryeministrit Rama ndaj deklaratës së Ilir Metës nuk vonoi. E nisur si një vlerësim për përpjekjen e bashkëkryetarit të koalicionit për të kërkuar një zgjidhje që kënaq Partinë Demokratike, Edi Rama shprehet i gatshëm për çdo zgjidhje që i lehtëson opozitës rrugën për t’u kthyer në Kuvend për të votuar vettingun, për të garantuar së bashku që zgjedhjet e 18 qershorit të jenë më të lirat e më të ndershmet të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri. Por duke kujtuar ato që i quan reforma për të bërë shtet, Edi Rama i kujtoi Ilir Metës përse janë votuar 4 vjet më parë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *