Home / Sport / Bayerni gjen zëvendësimin e Neuerit në Holandë

Bayerni gjen zëvendësimin e Neuerit në Holandë

Portieri i Kombëtares së Gjermanisë, Manuel Neuer ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë fushave për disa muaj.

Kësisoj kampioni aktual i Gjermanisë, Bayern Munich po mendon të gjejë një zëvendësues të denjët për Neuerin.

Bavarezët janë hedhur në sulm për ta transferuar portierin e talentuar të Ajaxit, Andre Onana.

Onana vetëm 21-vjeçar iu bashkua Ajaxit nga Barcelona B dy vite më parë duke fituar vendin e titullarit tani.

Reprezentuesi kamerunas ka shkëlqyer në Eredivisie me Ajaxin dhe në Ligën e Evropës ku kanë arritur në gjysmëfinale.

Bayern ka përcjellë nga afër në takim ndaj Schalke 04 dhe kanë mbetur të kënaqur nga paraqitja e portierit të talentuar.

Sipas medieve gjermane, Bayern është e gatshme të ofrojë 10 milionë euro për transferimin e Onanas në ‘Allianz Arena’.

Në rast transferimi, atëherë Onana do të konkurronte për një vend titullari me Neuerin për stinorin e ri.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *