Home / Lajme / Maqedoni / BBC e CNN për Maqedoninë: Dhunë pas zgjedhjes së një shqiptari si Kryeparlamentar

BBC e CNN për Maqedoninë: Dhunë pas zgjedhjes së një shqiptari si Kryeparlamentar

Skenat e dhunës në Parlamentin e Maqedonisë kanë pushtuar titujt kryesorë të mediave ndërkombëtare ndërsa site të shumta kanë shkruar për situatën e tensionuar.

“Shpërthen dhuna në Parlamentin e Maqedonisë, pasi një deputet shqiptar zgjidhet në postin e Kryeparlamentarit” shkruan gjiganti amerikan, CNN, ndërkohë që një hyrje të ngjashme pasqyrohej edhe në artikullin e rrjetit britanik BBC.

Në shkrimet e këtyre dy mediave të mirënjohura, përshkruhet situata në Maqedoni, ndërsa theksohet se nacionalistët kanë pushtuar rrugët e Shkupit, qëkurse lideri i social-demokratëve, Zoran Zaev, arriti një marrëveshje për të formuar qeverinë me partitë shqiptare.

“Protestuesit futen në parlament dhe sulmojnë deputetët” është titulli i një tjetër portali prestigjoz, siç është The Guardian.

Në shkrimin e detajuar theksohet se afro 200 protestues, një pjesë e të cilëve me maska, me anë të forcës thyen kordonin e formuar nga Policia. Nga ana tjetër, Uashington Post, ka publikuar pamjet filmike, nën titullin “Protestuesit rrahin ligjvënësit në Maqedoni”.

Ndërkohë, agjensia reuters i ka përcjellë zhvillimet përmes fotografive që janë shkrepur nga korrespondentët në Shkup, dhe ku bie në sy, lideri i social-demokratëve me kokën e fashuar, ndërsa largohet nga Parlamenti nën masa të rrepta sigurie.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *