Home / Kryesoret / BDI e vendosur: Në parlament është krijuar shumicë e re parlamentare

BDI e vendosur: Në parlament është krijuar shumicë e re parlamentare

Nikolla Gruevski dhe Gjorge Ivanov e betonuan krizën politike.

Deklarata e presidentit të shtetit se nuk do ta japë mandatin edhe nëse zgjidhet kryeparlamentari si dhe thirrja e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski që populli të përgatitet për rezistencë më afatgjate, janë paralajmërim se nuk do të ketë dalje të shpejtë dhe të thjeshtë nga rrejti politik në të cilin është ngatërruar shteti.

Katër partitë tjera parlamentare e dënojnë këtë retorikë të Gruevskit dhe Ivanovit. Megjithatë nga LSDM-ja thonë se nuk duan që ta faktorizojnë Gruevskin dhe Ivanovin me komente shtesë mbi qëndrimet e tyre.

Nga BDI theksojnë se retorika e Ivanovit dhe Gruevskit shkakton vetëm dëm për qytetarët e Maqedonisë.

“Partitë dhe liderët politik të vetëdijesohen se me veprimet e tyre po i bëjnë dëme të pariparueshme vendit dhe qytetarëve. Në parlament është krijuar shumicë e re parlamentare e cila ka mandat të plotë të marrë përgjegjësi. Pengimi i transferimit të qetë të pushtetit është dëmi më i madh që mundet një politikan apo parti t’ia bëjë vendit të tij”, deklaruan nga BDI.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *