Home / Kryesoret / BDI-ja ia fillon nga Struga, ja kush është kandidat për kryetar komune

BDI-ja ia fillon nga Struga, ja kush është kandidat për kryetar komune

Siç konfirmon zëdhënësi i kryesisë së degës së BDI-së në Strugë, Mentor Ibrahimi, tashmë ka filluar procesi i selektimit të kandidaturave dhe me gjasë në mbledhjen që është caktuar për të enjten mbrëma do të merret një qëndrim.

Në strukturën lokale të BDI-së në Strugë tashmë ka filluar procesi i përzgjedhjes së emrave për kandidatët e mundshëm të BDI-së për kreun e Komunës si dhe listës së këshilltarëve. Nesër në mbrëmje, Kryesia e degës së BDI-së në Strugë do të ketë emrat e propozuar nga Këshillat vendor që do të bëhen pjesë e garës për kreun e Komunës dhe listës së këshilltarëve.

Siç konfirmon zëdhënësi i kryesisë së degës së BDI-së në Strugë, Mentor Ibrahimi, tashmë ka filluar procesi i selektimit të kandidaturave dhe me gjasë në mbledhjen që është caktuar për të enjten mbrëma do të merret një qëndrim. Siç dhe është bërë praktikë në BDI pas propozimeve të KV-s, Kryesia e degës pasi merr në konsideratë të gjithë propozimet i propozon nominimet Kryesisë qendrore të BDI-së e cila merr vendimin përfundimtar.

Si që mëson Strugalajm.com, Këshilli vendor i BDI-së në Struga 1 si kandidatë të mundshëm ka propozuar Ramiz Merkon, ndërsa si bartës të listës së këshilltarëve ka propozuar emrat e Vegim Nurës, Muamet Asanit dhe Artan Llogës. Ndërkohë, ky proces ka përfshirë edhe Këshillin vendor 2 në qytetin e Strugës ku për bartës liste është propozuar Vegim Nura, Jeton Shaqiri, ndërsa për kandidat për kryetar Komune Ramiz Merko.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *