Home / Lajme / Botë / BE i vazhdoi sanksionet kundër Iranit

BE i vazhdoi sanksionet kundër Iranit

Bashkimi Evropian i vazhdoi sot sanksionet kundër Iranit deri më 13 prill 2018 për shkak të shkeljes serioze të të drejtave të njeriut.

Në kumtesën e BE-së thuhet se sanksionet nënkuptojnë vazhdimin e ndalesës për udhëtim dhe ngrirjen e pronës së 82 personave, si dhe ndalesë për eksport në BE.

Sanksionet kanë të bëjnë edhe me ata të cilët janë të përfshirë në tortura, trajtim johuman, gjuajtje me gurë ose varje.

Në vitin 2011 BE vendosi kufizime për Iranin për shkak represioneve ndaj protestuesve të qetë, gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *