Home / Lajme / Botë / BE miratoi unanimisht strategjinë për Brexit – (VIDEO)

BE miratoi unanimisht strategjinë për Brexit – (VIDEO)

Liderët e Bashkimit Evropian miratuan të shtunën unanimisht parimet udhëzuese për bisedimet dyvjeçare për Brexit me Britaninë e Madhe.

Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk ka shkruar në Twitter se drejtuesit e 27 vendeve të BE-së miratuan me unanimitet parimet udhëzuese të negociatave në të ardhmen me Britaninë e Madhe.

“Orientime të miratuara me unanimitet. Mandati i fortë dhe i drejtë nga 27 vendet e BE-së për diskutimet për Brexit është gati”, theksoi ai në rrjetin social mes takimit të jashtëzakonshëm në Bruksel.

BE-ja me 27 vende, pa Britaninë e madhe, pretendoi “bashkimin e saj” në momentin e miratimit gjatë samitit në Bruksel të parimeve udhëzuese që do të ndjekin negociatorët evropianë në bisedimet për Brexit.

 

 

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *