Home / Kryesoret / BE, SHBA, OSBE dhe NATO i dënuan incidentet në Kuvend – (VIDEO)

BE, SHBA, OSBE dhe NATO i dënuan incidentet në Kuvend – (VIDEO)

Shefat e Delegacioneve të BE-së, Ambasadës së SHBA-së, Misionit të OSBE-së dhe Zyrës për lidhje të NATO-s në Shkup, në deklaratë të përbashkët  shumë ashpër i dënuan trazirat dhe dhunën në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Mesazhi i tyre për qytetarët është që të tregojnë maturi, të shmangin provokimet dhe të qëndrojnë të qetë.

“E dënojmë shumë ashpër sulmin ndaj Parlamentit që ndodhi në 27 prill. Shprehim shqetësim serioz për atë që autoritetet nuk arritën të pengojnë dhe të mundësojnë sigurinë e duhur të anëtarëve të Parlamentit dhe gazetarëve të pranishëm. Sulmi në institutin shtetëror që është në zemrën e demokracisë është sulm i vetë demokracisë. Presim që për këtë vepra penale shumë shpejt të ngrihet hetim, organizatorët dhe autorët e sulmeve do të nxirren para drejtësisë dhe gjykatave do të procedurojnë në mënyrë të pavarur. Gjithashtu presim që institucionet e vendit shpejt do të nxjerrin konkluzione dhe do të ndërmarrin masat përkatëse”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Ata bëjnë thirrje, siç citohet, të gjitha subjektet që të sillen në mënyrë përgjegjëse dhe të kontribuojnë drejt procesit paqësor, demoktratik të cilit duhet t’i lejohet të funksionojë.  Gjithashtu i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë përgjegjës, që të shmangin provokimet dhe të mbeten të qetë.

“Me dhunë vendet dhe shoqëria nuk duhet që të shkojë përpara”, theksojnë ambasadorët e BE-së, SHBA-së, OSBE-së dhe NATO-s.

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *