Home / Kryesoret / BE: Situata në Maqedoni serioze – (VIDEO)

BE: Situata në Maqedoni serioze – (VIDEO)

Parlamenti Evropian mbrëmë vonë në Strasburg në sesion plenar e shqyrtoi raportin për përparimin e Maqedonisë në vitin 2016, i përpiluar nga raportuesi Ivo Vajgëll. Në pothuaj të gjitha diskutimet e eurodeputetëve, situata në Maqedoni u vlerësua si “shumë serioze”, ndërsa kriza politike gjithnjë e më e thellë, me vlerësim të përbashkët se kjo e rrezikon perspektivën evropiane të vendit. Folësit apeluan  të zhbllokohen proceset për konstituimin e Kuvendit dhe për formimin e Qeverisë.Sipas përfaqësuesit të presidencës së Maltës, Jan Borg, i cili morë pjesë në emër të Këshillit të BE-së, Maqedonia vuan nga polarizimi dhe kultura e ndarjeve, ndërsa mangësi sistemore janë regjistruar në sistemin gjyqësor, të drejtat e njeriut dhe luftën kundër korrupsionit.Neven Mimica, eurokomisar i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe zhvillimit, u bëri thirrje faktorëve politik t’i respektojnë rezultatet nga zgjedhjet, presidenti Gjorge Ivanov të lejojë të formohet qeveri, ndërsa partitë politike të ndalojnë nxitjen e zjarrit në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Kërkojmë nga Ivanovi t’i respektojë rezultatet nga zgjedhjet dhe të lejojë funksionimin e demokracisë. Jemi të shqetësuar për shkak të retorikës nxitëse të disa aktorëve politikë, e cila i rrezikon marrëdhëniet ndëretnike. Formimi i shpejtë i qeverisë së re nuk do të jetë i mjaftueshëm vetë prej vetes”, tha Mimica dhe shtoi se do të insistojnë në zbatimin e tërësishëm të marrëveshjes së Përzhinos dhe reforma në sundimin e së drejtës, transmeton Televizioni Koha.

Raportuesi Ivo Vajgëll tha se Kuvendi nuk mund të punojë dhe të formohet qeveri e re për shkak të obstruksioneve sistemore dhe sjelljes së shefit të shtetit.

“Maqedonia ballafaqohet me sfida të mëdha në rrugën drejtë BE-së. Megjithatë, personalisht presim të vijë fundi i krizës, se qeveria do të formohet dhe se ripërtërihet funksionimi normal i Parlamentit”, tha Vajgëll duke shtuar se askush nuk duhet të ndjehet pastaj si humbës i projektit kombëtar, transmeton Televizioni Koha.

Knut Flenkeshtajn porositi se është keq që tërë vendi të mbahet peng pasi që nuk janë realizuar pritjet e një partie për të qëndruar në pushtet.

“Pjesa më e madhe e vendit mendon se demokracia funksionon vetëm nëse fitojnë”, nënvizoi ai, duke shtuar se këtë e mendon edhe shumica e atyre që gjatë këtyre ditëve dalin në rrugë, transmeton Televizioni Koha.

Erduan Kukan i Partisë popullore evropiane dhe raportues nën hije për Maqedoninë dëshiroi që përfundimisht ta shohë dritën në tunel pas disa viteve krizë në vend. Ai i bëri thirrje presidentit Ivanov ta respektojë vullnetin e shumicës dhe ta japë mandatin për formimin e Qeverisë, ndërsa Parlamenti të fillojë të punojë sipas procedurës normale.Në fund të debatit eurokomisari, Neven Mimica porositi se Qeveria në Maqedoni duhet të formohet, por se ky proces është në duart e presidentit dhe të liderëve politik lokal. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *