Home / Lajme / Botë / Bebet po vdesin nga uria teksa lufta në Mosul po vazhdon

Bebet po vdesin nga uria teksa lufta në Mosul po vazhdon

Bebet qajnë nga uria por janë aq dobët të ushqyera sa që mjekët që po i trajtojnë ato në një spital në Irak do t’ua përkeqësojnë gjendjen e tyre nëse i ushqejnë mjaftueshëm për t’ua ndaluar dhembjet e paslindjes.
Shumë prej foshnjave zorrëthata janë nga Mosuli, ku lufta mes militantëve të ISIS-it dhe forcave të Irakut po përkeqësohet për qindra mijëra civilë të ngujuar brenda qytetit, raporto Reuters.

Një spital i ri specialistik është hapur kohë më parë për t’u marrë me numrin në rritje të fëmijëve nga Mosuli që po shfaqin shenja të kequshqyeshmërisë në kohën kur konflikti sa po shkon e po përkeqësohet – shumica prej tyre janë më të vegjël se gjashtë muajsh.

Kjo do të thotë se ata kanë lindur në kohën kur forcat irakiane shkatërruan shtegun e fundit kryesor të furnizimeve për ISIS-in nga Mosuli për në Siri, duke i rrethuar militantët brenda qytetit, por duke shkaktuar në të njëjtën kohë mungesë akute në ushqim.

“Normalisht, krizat në ushqim janë shumë më të zakonshme në Afrikë dhe jo në këtë lloj vendi”, ka thënë pediatrja Rosanna Meneghetti, pjesë e spitalit që drejtohet nga grupi humanitar “Medecins Sans Frontieres” (MSF) në Qayyara, rreth 60 km në jug të Mosulit. “Nuk e kemi pritur këtë”, transmeton Koha.net.

Deri më tani, numri i rasteve të regjistruara është nën nivelin që konsiderohet kritik por megjithatë shpërfaq mjerimin me të cilin përballen civilët të cilët në mënyrë të efektshme po mbahen pengje nga Shtetit Islamik.

Forcat irakiane, të mbështetura nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA, kanë rimarr pjesën më të madhe të qytetit por po e kanë të vështirë të shpërbëjnë militantët nga disa distrikte në perëndim të qytetit, përfshi edhe Qytetin e Vjetër.

Banorët që ia kanë dalë të ikin, thonë se në qytet pothuajse s’ka asgjë për të ngrënë përveç miellit të përzier me ujë dhe grurë të zier.

Ai pak ushqim që ka mbetur është shumë i shtrenjtë për banorët që ta blejnë, apo mbahet për pjesëtarët e Shtetit Islamik dhe përkrahësit e tyre.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *