Home / Kryesoret / Bëhet furnizim në veshmbathje për punonjësit e Ndërmarrjeve Publike Komunale të Komunës së Gostivarit

Bëhet furnizim në veshmbathje për punonjësit e Ndërmarrjeve Publike Komunale të Komunës së Gostivarit

Ndërmarrjet Publike Komunale “Komunalec”, dhe “Parkingje dhe Gjelbërim”, në Komunën e Gostivarit, kanë vijuar furnizimin me veshmbathje pune për punonjësit e tyre.

Furnizimi i fundit është bërë këto ditë nga sipërmarrja “HTZ”, ndërsa vlera totale e furnizimit është 1.200.000 denarë, respektivisht rreth 20 mijë euro.

Furnizimi është realizuar për vitin kalendarik 2017 dhe përmban veshje dhe këpucë me dedikim.

Brenda kohës,  Ndërmarrja  Publike Komunale “Komunalec”, për nevojat e veta për punë në terren është furnizuar me automjet të markës “Izuzu” 4 x 4. Vlera e automjetit është 1.506.860 denarë ose rreth 25 mijë euro.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *