Home / Kryesoret / Bejli: Shumica parlamentare ta formojë Qeverinë

Bejli: Shumica parlamentare ta formojë Qeverinë

Ambasadori i SHBA-ve në Shkup, Xhes Bejli, deklaroi se pas zgjedhjeve të dhjetorit që u vlerësuan si të besueshme pret që shumica parlamentare ta formojë Qeverinë.

“Kishte zgjedhje në dhjetor, të cilat u vlerësuan si kredibile. Deputetët u ulën në Kuvend, ishte deklaruar shumica parlamentare dhe mendojmë se nuk është në përputhje me principet demokratike dhe me Kushtetutën që të mos lejohet të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë. Ne e ndihmuam dialogun në bisedimet në Przhino, por në fund institucionet e juaja janë vendet ku mund të zgjidhjet kjo çështje. Keni Kuvend dhe atje mund ti diskutoni të gjitha çështjet. Por, me rëndësi është të shkojmë përpara me formimin e qeverisë. Nëse nuk shkojmë përpara, kjo do të thotë prolongim i vendimeve, ndoshta mosrealizim të projekteve, dhe në fund qytetarët do të duhet të vendosin nëse dëshirojnë Kuvendi i tyre dhe liderët politik kështu të  veprojnë”, tha Bejli.

Sa i përket vendimit të paluhatshëm të presidentit Gjorge Ivanov, Bejli nuk shtoi asgjë më shumë përveç se theksoi edhe njëherë qëndrimet e tyre të mëparshme

“Thërrasim Presidentin që të vazhdojë procesin. Gjithashtu, me rëndësi është Kuvendi të lejojë procesi të lëvizë përpara, dhe është e qartë se këtu hapi i parë duhet të jetë zgjidhja e Krye-parlamentarit  nga përbërja e re”, shtoi Bejli.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *