Home / Kryesoret / Bejli: Shumica të formojë  Qeverinë – (VIDEO)

Bejli: Shumica të formojë  Qeverinë – (VIDEO)

SHBA-ja pret formim të shpejtë të qeverisë e cila do t’i kushtohet axhendës reformuese dhe integrimi të vendit në BE dhe NATO, porositi sot ambasadori amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli.Ambasadori Bejli në një deklaratë për mediat pas shënimit të Ditës së NATO-s në Shkup, tha se edhe presin që partitë t’i plotësojnë të gjitha elementet nga marrëveshja e Përzhinës.

“Kishte zgjedhje në dhjetor, për të cilat vlerësoi se janë kredibile. Deputetët u ulën në Kuvend, u deklarua shumica parlamentare dhe mendoj se nuk është në pajtim me parimet demokratike dhe me Kushtetutë të mos lejohet të vazhdojë procesi i formimit të qeverisë. Gjithsesi, në fund të fundit, varet nga liderët politikë dhe nga qytetarët e Maqedonisë se si do të shkojnë më tej, por kjo është kyçe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në Bashkimin Evropian, siç tha dje kryetari i Këshillit Evropian”, deklaroi Bejli, transmeton Televizioni Koha.

Ai, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se nuk mund të spekulojë për hapat e ardhshëm nëse nuk formohet qeveria së shpejti. I pyetur që ta komentojë deklaratën e kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe të personave tjerë zyrtarë shqiptarë, ambasadori amerikan theksoi se SHBA-ja mbetet në qëndrimin e para disa javëve që fqinjët të përmbahen.

“Siç kam thënë para disa javëve, u bëjmë thirrje fqinjëve të rajonit që të qëndrojnë të përmbajtur dhe t’i lejojnë Maqedonisë të shkojë përpara me këtë proces. Është e qartë se kjo është çështje e ndjeshme. SHBA e përdor emrin Republika e Maqedonisë dhe e pranojmë identitetin e Maqedonisë”, tha Bejli, transmeton Televizioni Koha.

Duke u përgjigjur në pyetjen nëse qëndrimi i presidentit Gjorge Ivanov për mosdhënie të mandatit liderit të LSDM-së është zbutur, duke pasur parasysh se më parë ka pasur mesazhe më të drejtpërdrejta , ambasadori Bejli thotë se qëndrojnë prapa të gjitha deklaratave të tyre të thëna më parë. “I bëjmë thirrje presidentit që ta lëvizë procesin. Gjithashtu, është me rëndësi që Kuvendi të lejojë që procesi të ecë përpara, ndërsa është e qartë se këtu hapi i parë duhet të jetë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit nga përbërja e re”, tha ambasadori amerikan Bejli. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *