Home / Lajme / Rajon / Berisha dhe deputetet, ‘kapen’ mat me telefonat…elegancë në Kuvend (Foto)

Berisha dhe deputetet, ‘kapen’ mat me telefonat…elegancë në Kuvend (Foto)

Padyshim që në oborrin e Parlamentit objektivi i çdo kamera mund të fiksojë momente pikante nga më të ndryshmet.

Këtë javë, paparaci i “Panorama” sjell disa nga gjestet dhe sjelljet e politikanëve shqiptarë që tërhoqën vëmendjen.

Bluja e fortë atraksioni i momentit i Edi Ramës

Tani që opozita nuk është në Parlament, Kryeministri Edi Rama po preferon gjithnjë e më shumë të dalë nga dera e përparme e Parlamentit, gjë që nuk e ka bërë më parë. Tashmë ai rri me socialistët e tjerë dhe bisedon në oborr me ta për disa minuta, gjë që e bëri edhe këtë të enjte. Ajo që spikat në paraqitjen e Kryeministrit, është veshja e tij, e cila gjithnjë është shumë e gjetur dhe me detaje që nuk të lënë të harrosh që personi që i vesh, është një artist. Ndërkohë, bashkë me pranverën, erdhi dëshira e Ramës për përdorimin e ngjyrës blu të fortë, e cila si për ironi të fatit është ngjyra simbol e Partisë Demokratike. Për rastësi, edhe deputeti socialist Bashkim Fino kishte veshur një kostum të së njëjtës ngjyrë dhe duhet thënë se Fino, edhe në dimër e mban atë ngjyrë, krahas disa xhaketave me kuadrate, të cilat tashmë e identifikojnë Finon.

Xhafaj dhe Braçe në qejf, pozojnë para paparacit

Ndërkohë që opozita vijon të rrijë e tensionuar dhe me këmbëngulje në çadër, komplet ndryshe paraqitet gjendja në kampin rozë, ose lejla. Fytyra të qeshura dhe të qeta sheh teksa dalin nga seanca parlamentare. Madje, ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, një njeri në dukje hermetik, sapo ka parë paparacin tonë, teksa po bisedonte me deputetin Erjon Braçe, kanë lënë bisedën dhe janë drejtuar përballë tij, duke pozuar për një foto. Në fakt, paparacit i pëlqen që fotot t’i vjedhë, pra t’i bëjë pa mendje, por mund të bëjë edhe ndonjë përjashtim kur ekziston dëshira për të pozuar!

Mesila super seksi!!!

Deputetja e PDIU-së është pa dyshim një nga zonjat më të hijshme të Parlamentit. E favorizuar nga linjat elegante dhe flokët biondë, Mesila Doda nuk të lë asnjëherë indiferent teksa zbret nga makina e saj për t’u futur në Parlament.

Paparaci ynë preferon të kapë edhe ndonjë pozë seksi si kjo, ku gjatë momentit që po zbret, Dodës i duken këmbët, aq sa ç’mund t’i dukeshin nëse do të mbante një fund mbi gju, stil që Doda në fakt nuk e preferon për në Parlament.

Deputetet e PD-së nuk heqin dorë nga moda edhe në çadër

Edhe kjo e enjte i gjeti në çadër deputetet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Fjalimet e munguara të Parlamentit bëhen në çadër, ndërkohë që nuk mungojnë edhe fotot për rrjete sociale. Ajo që të bie në sy është që zonjat e selisë blu tregojnë shumë kujdes për veshjen, duke preferuar ngjyrat e pranverës. Madje, deputetja vlonjate, Liljana Elmazi, ka vënë edhe një palë syze blu që aktualisht janë shumë në modë, sidomos tek të rinjtë.

Berisha dhe deputetet, “peng” të teknologjisë

Një nga fotot më interesante të kësaj të enjteje në çadër është kjo që po publikojmë. Ndërkohë që flisnin kolegë të tyre, ish-kryeministri Berisha ishte i fiksuar tek i-padi i tij, ndërkohë që deputetet ishin zhytur në smartfonët e tyre.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *