Home / Lajme / Botë / Bie në det avioni amerikan që po shkonte drejt Koresë së Veriut

Bie në det avioni amerikan që po shkonte drejt Koresë së Veriut

Një avion luftarak i flotës detare amerikane që po shkon drej Korenë e Veriut është rrëzuar në det.

Avioni “A-18E”  është përplasur në Detin Celebes, në jug të Filipineve, ndërkohë që po tentonte të ulej në aeroplanmbajtesin “ Carl Vinson”.

Burimet ushtarake pohojnë se avioni, pjesë e “Carrier Air Wing 2”, kishte përfunduar “operacionet rutinë të fluturimit” por kishte pësuar një defekt gjatë përpjekjes për t’u ulur.

Piloti u hodh në mënyrë të sigurt përpara përplasjes dhe nuk raportohet se ka pësuar ndonjë lëndim serioz, shkruan “AFP”.

Donald Trump e përshkroi armadën e udhëhequr nga “ Carl Vinson “si një demonstrim i vendosmëriosë amerikane kërcënimeve bërthamore që vijnë nga  Koreja e Veriut.

Trump u duk sikur u tërhoq nga komentet e mëparshme rreth fillimit të sulmeve ushtarake në vendin diktatorial, duke preferuar një qasje diplomatike, por pas testit të fundit të raketa, ka dërguar një armatë të tërë drejt Gadishullit Korean.

“Syri.net” thekson se Koreja ka kërcënuar vazhdimisht SHBA-në me sulme bërthamore, dhe vetëm para disa ditësh shfaqi një video propagandistike, ku gjoja rrafshonte një qytet amerikan.

Ajo ka thënë do të vazhdojë të testojë raketa, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një zyrtar i lartë i shtetit komunist për BBC.

“Ne do të testojmë raketa të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol.

Ai ka thënë se një “luftë totale” do të shpërthente vetëm nëse SHBA’ja do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak./SYRI.net/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *