Home / Lajme / Kronika e zezë / Bie në hendek, vdes 56 vjeçari – (VIDEO)

Bie në hendek, vdes 56 vjeçari – (VIDEO)

Mbrëmë në mesnatë në rrugën lokale që lidh fshatrat e Gostivarit Kunovë dhe Belovisht, ka ndodhur aksident trafiku me pasoja tragjike.Sipas policisë, vetura e tipit Opel Askona, me targa të Gostivarit e drejtuar nga 56 vjeçari L.D ka humbur kontroll dhe ka rënë në hendek, transmeton Televizioni Koha.

Nga ky aksident, personi në fjalë ka marrë lëndime të rënda dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.të afërmit rreth një orë më aps e kanë gjetur trupin e tij të pajetë. Prokuori publik dhe ekipet e Sektorit për Punë të Brendëshme në Gostivar kanë kryer hetime dhe vërtetohen shkaqet për këtë aksident.Fillimisght dyshohet se shkak për këtë ka qenë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet në rrugë. Trupi I pajetë I 56 vjeçarit nga Gostivari  është dërguar për obduksion. /Tv Koha/

 

 

 

 

 

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *