Home / Lajme / Maqedoni / Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand

Bilall Kasami takohet me Ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand

Sot, kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, deputeti Fadil Zendeli dhe anëtarët e Kryesisë Qendrore, Kastriot Rexhepi e Xhemali Çupi, kanë realizuar një takim me Ambasadorin e Norvegjisë, Shkëlqesinë e tij, Arne Sannes Bjornstand.

Në këtë takim kryesisht është biseduar lidhur me krizën institucionale në të cilën aktualisht ndodhet Maqedonia, me këtë rast përfaqësuesit e BESËS kanë thënë se janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në realizimin e reformave të nevojshme që burojnë nga raporti i Pribes. Kështu duhet të respektohet vullneti i shumicës dhe sa më shpejtë të jetë e mundur duhet të vihen në funksion institucionet e shtetit, e të realizohen reformat e domosdoshme që do e rikthenin Maqedoninë në rrugën e saj drejt integrimeve Euro – Atlantike.

Të dyja palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *